Në Ulqin përsëri mbyllen lokalet dhe shkollat

Prej tvteuta14:00, 5 Nëntor 2020

ISHP ka rekomanduar që në disa komuna të vendit përsëri të ashpërsohen masat kufizuese kundër përhapjes së virusit korona. Ndër këto është edhe Komuna e Ulqinit, e cila është hapur vetëm ditën hënë , pas dy javëve të mbylljes së lokaleve dhe shkollave. Vendimi i TKN vjen pasi qyteti ynë ishte  mbyllur si rezultat i vonesës në regjistrimin e të shëruarve, kurse tani si rezultat  i vonesës së rezultateve të testimit, të cilët në qytetin tonë zgjasin nga 1 javë deri në 10 ditë. Ajo çka shqetson më së tepërmi është fakti se vonesa e testimeve bën që të mos ketë një statistikë të saktë se si është situata reale në komunën tonë. Është e qartë se institucionet shëndetsore po përballne me ngarkesë të madhe, por vendimet e TKN kanë kohë që nuk pasojnë një logjikë të qartë, dhe kjo për pasojë ka pasur edhe rënie të besimit në këtë autoritet.

  • 1

    Radio