182 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi. 2 të vdekur nga Ulqini

Prej tvteuta09:29, 28 Tetor 2020

Ditën e djeshme në Mal të Zi janë regjistruar 182 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid 19, njoftojnë nga ISHP. Dy prej tyre janë nga komuna e Ulqinit. Nga rastet e reja shumica janë regjistruar në Podgoric, 91, 30 në Tivar, kurse 2 raste janë në Ulqin. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 235 persona, kurse numri i rasteve aktive është 3565, prej të cilëve 147 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio