Tetë të dyshuar u arrestuan për shitje të drogës

Prej tvteuta15:47, 20 Tetor 2020

Policia në Tivar dhe Ulqin zhvilloi operacionin “Merimanga” dhe arrestoi tetë persona për mbajtje dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotikëve, njoftoi Drejtoria e Policisë. Policia kontrolloi apartamente në nëntë vende në Tivar dhe Ulqin dhe ngriti padi penale kundër tetë personave tek prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. “Kallëzimet penale u ngritën kundër Z.L. (33), P.L. (30), S.I. (25), M.M. (26), A.B. (41), D.P. (25), E.R. (25) dhe M.S. (26) “, thuhet në njoftim. Gjatë zbatimit të operacionit “Merimanga”, u proceduan gjithsej 37 persona, u ngritën tetë kallëzime penale kundër 12 personave për shkak të një dyshimi të bazuar se ata kishin kryer krimin e mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, ndërsa 25 persona u ndoqën penalisht për kundërvajtje sipas Ligjit për Parandalimin e Abuzimit me lëndët Narkotike. . “Po ashtu, në këtë rast, policia sekuestroi lëndë narkotike në 33 raste në zonën e Tivarit dhe Ulqinit, kur u sekuestruan rreth 6 kilogramë të drogës narkotike marihuanë, një sasi e vogël e narkotikëve.

  • 1

    Radio