Policia e Ulqinit: Dasmat të anulohen, varrimet vetëm në rrethin e ngushtë familjar

Prej tvteuta15:05, 9 Tetor 2020

Duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike në qytetin tonë, ku është evidente se po rritet numri i personave pozitiv në virusin Covid 19, lusim qytetaret dhe qytetarët e  Komunës së Ulqinit , që të respektojnë masat e Trupit  Koordinues Nacional, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të infektuarve, si dhe të përmirësohet situata epidemiologjike. Është evidente që kohët e fundit, në vendin tonë organizohen dasmat, si dhe varrimet, të cilët janë të ndaluara me masat e TKN-së, e të cilët bartin rrezikun e madh epidemiologjik, prandaj, lutenqytetarët që këto tubime të anulohen, ndërsa varrimet të mbahen në rrethin e ngushtë familjar. Theksojmë se zyrtarët e Njësisë së Sigurisë në Ulqin, do të veprojnë sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Shtetërore, do të procedojnë të gjithë ato që kryejnë vepra penale kundër shëndetit të njerëzve.

 

  • 1

    Radio