Politikë Më shumë

Ftesa në NATO është impuls i fortë për integrimet evropiane

Prej tvteuta08:06, 3 Dhjetor 2015

Ftesa Malit të Zi për anëtarësim në NATO njëkohësisht është edhe impuls i fortë për integrimet e tija evropiane, konsideron presidenti Filip Vujanoviq. Ai në koktejin të cilin e kishte organizuar kryeministri Gjukanoviq me rastin e marrjes së ftesës ka theksuar se dëshiron ta ndajë kënaqësinë me të gjithë të cilët në NATO i shohin vlerat të cilat tani i takojnë edhe Malit të Zi. Dua ti bind edhe ata të cilët ishin të pa vendosur por edhe ata që ishin kundër këtyre integrimeve se Mali i Zi  me anëtarësimin në NATO fiton shumë në kuptimin ekonomik, politik dhe të sigurisë, ka theksuar Vujanoviq. Ai ka vlerësuar se Mali i Zi me ftesën në NATO  fiton shumë edhe në vërtetimin e integrimeve evropiane.

  • 1

    Radio