Sociale Më shumë

Diaspora: Kërkesë për bashkim partive në Malësi

Prej tvteuta10:19, 30 Nëntor 2015

Diaspora e shqiptarëve në Mal të Zi ka kërkuar nga partitë shqiptare që të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë propozim platforme të nënshkruar nga koordinatori i organizatave më me ndikim në diasporë, Ejlo Berishaj, kërkohet nga liderët e partive që të bashkëpunojnë në mes veti dhe të udhëheqin politikë të përbashkët.

Berishaj është koordinator i organizatave “Malësia e Madhe”, “Ana e Malit”, “Dedë Gjon Luli”, fondacionit “Dom Simon Filipaj” dhe organizatës “Plavë e Guci”. Nga nënshkruesit potencial të kësaj platforme kërkohet që të mos formojnë koalicione parazgjedhore me partitë joshqiptare, në zgjedhje të dalin me listë të përbashkët, dhe në koalicion qeveritar të hyjnë të gjitha ose asnjëra. Ky propozim iu është dërguar vetëm partive që veprojnë në Malësi dhe jo atyre me bazën kryesore në Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio