Sociale Më shumë

Nimanbegu pyet kryeministrin Gjukanoviq për ndërtimin e kishave në Liqenin e Shkodrës

Prej tvteuta09:49, 17 Nëntor 2015

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, në orën e kryeminitrit që do të mbahet të merkurën në Kuvendin e Malit të Zi, do ta pyes Gjukanoviqin për planet e qeverisë së tij në lidhje me ndërtimin e kishave serbe në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës.

Kisha serbe ka kohë që pa pengesa po vazhdon të cënojë trashigiminë historiko-kulturore të zonës së Krajës, duke ndërtuar në ujdhesa kisha që ajo i quan të vetat.

Pas kishës në Rumi, e cila po refuzohet të hiqet nga institucionet shtetërore, Kisha Ortodokse Serbe ka hedhur fokusin e vet drejt ujdhesave të liqenit, të cilat janë pjesë e Parqeve Kombëtare.

  • 1

    Radio