Aktuale Më shumë

Maqedoni, Kuvendi miraton riformatimin e qeverisë me ministra të LSDM-së

Prej tvteuta10:31, 12 Nëntor 2015

Kabinetit të kryeministrit Nikola Gruevski i janë bashkëngjitur edhe zyrtarisht dy ministra nga radhët e partisë më të madhe opozitare, LSDM.Në bazë të marrëveshjes së arritur për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Ministrinë e Brendshme do ta udhëheqë sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, ndërsa Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, nënkryetarja e kësaj partie, Frosina Remenski.

“Pres që ministrat dhe zëvendësmistrat e rinj të fokusohen në procesin zgjedhor në përputhje me marrëveshjen e 2 qershorit, si dhe të mos pengojnë projektet e qeverisë”, tha Nikola Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

  • 1

    Radio