Aktuale Më shumë

Haxhibeti: Seanca e ardhshme e Kuvendit pritet të hënën

Prej tvteuta14:06, 10 Nëntor 2015

Fuad Haxhibeti  kryetari i Kuvendit komunal ne nje interviste per televizionin Teuta u shpreh se te merkuren date 11 nentor do te mbahet kolegjumi i kuvendit, pasi pikat qe presin per shqyrtim jane ne interes te pergjithshem dhe nuk ka pasur kundershtime nga subjektet politike.

Ne kete kolegjum vazhdoj ai me tej ne rend te dites do te jene tre pika : Ceshtja e komunikacionit te aksit rrugur Ulqin – Shtoj – Ade,miratimi i vendimit per emertimin  e rrugeve,themelimi apo dhenia e pelqimit per komisionin komunal zgjedhor.

E ndersa seanca e Kuvendit pritet te jete te henen ne oren 11 : 00,. gjithashtu nga dhjetori do te kemi edhe llogarin perfundimtare per vitin 2014, si dhe nje tjeter seance me pika te tjera te rendesishme sociale do te mbahet pas 15 diteve….

I pyetur ne lidhje me aludimin e mediave te ketyre diteve se kryetari i komunes ka njoftuar per nje séance te jashtzakonshme nga ana e tij, Haxhibeti u shpreh se  nuk mund te mbahet pasi ne jemi ne periudhen qe kemi séanca te rregullta dhe vendimin se kur do te mbahet e vendos vetem une si kryetar I kuvendit me anetaret e kolegjumit….

Pritet qe keto pika te rendit te dites dhe llogaria perfundimtare te elektrizojne  situaten politike ne vend.

  • 1

    Radio