Aktuale Më shumë

Shurdha: Kur pasioni tejkalon çdo pengesë atëherë suksesi nuk do të mungojë

Prej tvteuta09:41, 20 Janar 2023

Të jeshë çdo herë e veçantë dhe në modë për shumicën është sfidë të cilën ja vendosin vetes për të qenë ndryshe nga të tjerët. Si mund të arrihet kjo? Kjo mund të zgjidhet nga një rrobaqepëse profesioniste. Pikërisht atyre, u detyrohemi modelet unike të pantallonave të serioze, fustaneve luksoze, bluzave zyrtare dhe shumë detaleve tjera. Bota shumëngjyrëshe në të cilën jeton rrobaqepsja është motivi kryesor i realizimit të modele komode dhe të bukura, kjo është arsyja pse Lindita Shurdha para 30 viteve ka përzgjedhur këtë zanatë.

“Pas përfundimit të shkollës së mesme, prindërit kishin dëshirë që të vazhdoja universitetin, por mua më pëlqente puna e dorës dhe rrobaqepsia. Kam filluar të mësoj këtë zanatë tek Hana Tërceta, pastaj vazhdova tek Minire Dervishi nga e cila i mësova të gjitha çka di edhe sot” thotë Lindita.

Profesioni i rrobaqepses është sfidues, çdo herë duhesh të jeshë në hap me kohën, por edhe me preferencat të klientit.

“Mundohem ti kuptoj klientet e mia, ti propozoj modele të përshtatshme për to dhe mbi të gjitha ti plotësoj të gjitha preferencat e tyre”, shton ajo.

Lindita me profesion është bibliotekiste, kurse në kohën e saj të lirë i përkushtohet pasionit që ka për krijimin e rrobave.

Kur pasioni tejkalon çdo pengesë dhe vështirësi atëherë suksesi nuk do të mungojë, thotë Lindita Shurdha për Tv Teuta dhe shton që vajzat e reja, duhet të ndjekin ëndrrat për të realizuar dëshirat e veta.

  • 1

    Radio