Aktuale Më shumë

MPB-ja ka dërguar paralajmërim për stuhinë e parashikuar

Prej tvteuta10:15, 16 Janar 2023

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale. Siç thonë ata, paralajmërimin e kanë dërguar në bazë të informacioneve të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS), me qëllim të veprimit në kohë dhe efikas për njoftimin e dukurive ekstreme meteorologjike në territorin e Malit të Zi.
Duke qenë se nga data 16 deri më 21 janar pritet ndikimi i një sërë ciklonesh në territorin e Malit të Zi, kjo situatë meteorologjike do të shkaktojë reshje të bollshme shiu. Të martën dhe të mërkurën priten reshje të mëdha shiu dhe erëra shumë të forta jugore. Reshjet e shiut, ngricat dhe bora do të ndërrohen në zonat malore rreth datave 20 – 21 janar, parashihet freskim dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë”, tha MPB.
Për shkak të ndikimit të ciklonit dhe fluksit të fortë të ajrit jug-jugperëndim, në jug të Adriatikut priten rritje të ndjeshme të nivelit të detit, dallgëzime të forta dhe të trazuara deti dhe probleme lokale me ujin përgjatë bregdetit.

  • 1

    Radio