Aktuale Më shumë

Polemika mes Fejziq dhe Kovaçeviq. Akuza për shovinizëm, standarde të dyfishta…

Prej tvteuta17:06, 15 Janar 2023

Kanë plasur polemikat dhe akuzat ndërmejt kryetarit të Nikshiqit Marko Kovaçeviq dhe reisit të Bashkësisë Islame në Mal  të Zi, Rifat Fejziq. Arsyeja për këtë është një video e shfaqur në rrjetet sociale, e më pas në media, në të cilën shihet dhe dëgjohet kryetari i Nikshiqit duke kënduar kënë shoviniste dhe denigruse për popullin boshnjak.

Pas publikimit të saj të menjëherëshme kanë qenë thirrjet që Kovaçeviq të japë dorëheqje nga posti, ndërsa ministri i turizimit Goran Gjuroviq, ka thënë se duhet të pranojë gabimin dhe të kërkojë falje.

Reagim ka pasur edhe nga reisi Fejziq, i cili e ka cilësuar si të papranueshme që një kryetar qyteti të përkrah ideologji të tilla. Më pas ka adhur edhe reagimi i Kovaçeviq, i cili nuk e ka mohuar origjinalitetin e videos dhe as e ka bërë të madhe gjuhën e shprehur. Përkundrazi ai e sulmoi Fejziq duke e akuzuar se nuk ka reaguar aspak për sulmin ndaj fëmijëve serb në Sarajevë dhe as për dhunën ndaj futbollistëve nga Nikshiqi në ndeshjen në Rozhajë. Kovaçeviq tha se me këtë Fejziq në heshtje i përkrah sulmet kur i konvenojnë.

Reisi i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka urrejtje ndaj askujt, dhe i bëri thirrje Kovaçqviq që të shikohen në pasqyrë, duke publikuar disa foto në të cilat kryetari i Nikshiqit shihet me ikonografi çetnike.

  • 1

    Radio