Aktuale Më shumë

Dështon aksioni i heqjes së objektit ilegal. Në pritje makineria e përshtatëshme

Prej tvteuta17:38, 13 Janar 2023

Policia Komunale e Ulqinit sot kishte një aksion të rrënimit të një objekti në afërsi të qendrës së Shtojit, por i gjithë procesi dështoi për shkaqe banale. Mekanizimi i ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”ishte  në terren për të kryer punën, si të kontraktuar për këtë proces, por për shkak të terrenit dhe mekanizimit jo të përshtatshëm, aksioni u ndërpre.

Kryeshefi Amir Mehmeti, tha për TV Teuta se në vazhdim do të kontaktojnë ndëmrarrjen në fjalë, dhe nëse e njëjta nuk arrin të sigurojë mjetin e përshtatshëm, atëherë do të duhet të kontraktojnë dikë tjetër. Ai shprehu besimin se aksioni mund të vazhdojë avën e ardhëshme.

Eskavatori që duhej të kryente punën, përveç lëvrimit të tokës, nuk ishte i përshtatshëm, çka mund të shihet edhe nga pamjet. Për të mësuar se çka kanë ndërmend të bëjnë më tej kontaktuam edhe drejtorin e ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” Senad Kollarin, i cili konfirmoi se për momentin nuk kanë mjetet e duhura, por do ti sigurojnë deri javën e ardhëshme. E pastaj do të vazhdojnë aksionin e ndërprerë ditën e sotme.

  • 1

    Radio