Aktuale Më shumë

Sot vërtetimi i listës së kandidatëve të paraqitur për gjyqtarë

Prej tvteuta09:19, 13 Janar 2023

Këshilli Kushtetues sot duhet të vërtetojë listën e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në bazë të ftesës publike nga 25 dhjetori i vitit të kaluar. Në rend të ditës të seancës është formimi i Komisionit, i cili do të përcaktojë nëse aplikacionet e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me ftesën publike. Sipas informacioneve jozyrtare, në afatin e paraparë prej 15 ditësh kanë aplikuar 25 kandidatë. Siç thuhet në ftesën publike, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të zgjedhet një person nga radhët e juristëve eminent, të paktën të moshës 40 vjeçare dhe me 15 vite përvojë pune në profesionin e juristit. Në votimin e fundit në Kuvend, asnjë nga katër kandidatët e propozuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk mori shumicën e kërkuar, as në rundin e parë dhe as në rundin e dytë të votimit. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese i zgjedh Parlamenti, me shumicë prej dy të tretave ose tre të pestat e deputetëve.

  • 1

    Radio