Aktuale Më shumë

Protestë në Shërbimin e Urgjencave. Tubim kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor

Prej tvteuta18:35, 10 Janar 2023

Punonjësit e Shërbimit të Urgjencave u mblodhën sot në orën 12 në të gjitha njësitë e urgjencave në Malin e Zi, në shenjë proteste kundër  keqtrajtimit dhe poshtërimit të punonjësve shëndetësorë. Ata gjithashtu ndezën sinjalizimin zanor për 30 sekonda.

Nga Enti për Ndihmën e Shpejtë reaguan me anë të një deklarate, duke theksuar se po përballen me presione të vazhdueshme ndaj punonjësve shëndetësorë , ndërsa mjekët, teknikët dhe personeli shëndetësor në mënyrë konstante janë viktima të dhunës. Ata i bënë apel publikut për të ndaluar keqtrajtimin e punonjësve shëndetësorë të cilët janë të përkushtuar për të shpëtuar jetn e njerëzve në çdo moment.

“Bëjmë thirrje që të ketë mirëkuptim për punën më të përgjegjëshme dhe ndalimin e linçimit të punonjësve të Urgjencave që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, 24 orë në 365 ditë në vit. Ne nuk jemi heronj, por në të gjitha kushtet dhe rrethanat bëjmë punën tonë.”-thuhet në reagimin e Entit për Ndihmën e Shpejtë.

Pjesë e aksionit ishin edhe punonjësit e Urgjencës në Ulqin.

  • 1

    Radio