Aktuale Më shumë

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar mjekun në detyrë

Prej tvteuta18:45, 9 Janar 2023

Policia e Podgoricës arrestoi 23 vjeçarin T.R. dhe L.L. 21 vjeçe , për shkak të sulmit ndaj një mjeku të punësuar në Entin për ndihmën e shpejtë mjekësore.

Drejtoria e Policisë tha se T.R. dhe L.L. janë të dyshuar për veprën penale të sjelljes së dhunshme. “Mbrëmë rreth 15 minuta pas mesnate kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin në vendin e punës dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta fizike, të cilat janë konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se të dyshuarit, së bashku me kallëzimin penal, i janë dorëzuar prokurorit në detyre për kompetenca të mëtejshme.

  • 1

    Radio