Aktuale Më shumë

Joanikije: Të jetojmë në harmoni, të kuptohemi

Prej tvteuta13:15, 7 Janar 2023

Besimtarët ortodoksë në Mal të Zi festojnë Krishtlindjet, festën më të gëzuar të krishterë. Liturgjinë e Krishtlindjes në kishën e Ngjalljes në Podgoricë e shërbeu Mitropoliti Joanikije, i cili besimtarëve u uroi gëzim dhe harmoni.

Mitropoliti Joanikije uroi që të jetojmë në harmoni dhe të kuptojmë njëri-tjetrin.

Gëzimi t’ju mbushë shtëpitë, fëmijët të rriten, të jenë njerëz më të mëdhenj se ne, – tha Joanikije.

Liturgjia në tempull filloi në orën tetë, ku morën pjesë një numër i madh besimtarësh.

Sipas besimit dhe zakonit të lashtë, Krishtlindja konsiderohet një festë e gëzueshme familjare. Atë ditë njeriu nuk shkon te miqt, por feston lindjen e Krishtit në shtëpinë e vet.

Të krishterët tradicionalisht besojnë se në atë ditë, të gjithë ata që kanë pasur një grindje gjatë vitit duhet të pajtohen dhe të falin fyerjet e njëri-tjetrit.

Krishtlindjet i paraprin një agjërim 40-ditor dhe në ditën e festës sofra është e pasur.

Në këtë festë, besimtarët ortodoksë përshëndesin njëri-tjetrin me “Krishti lindi” dhe përgjigjen me “Vërtet, Ai lindi”.

Krishtlindjet festohen për tre ditë.

  • 1

    Radio