U festua në sheshe në hotele dhe shtëpi
Prej tvteuta14:11, 1 Janar 2023
Qytetarët e Malit të Zi dhe turistë të shumtë festuan fillimin e vitit 2023 me dëfrim nëpër shtëpi, hotele dhe sheshet e qyteteve.
Shumica e banorëve e organizuan festën e Vitit të Ri në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu u festua në hotele dhe objekte hoteliere, ndërsa në disa komuna malazeze u organizua nata e ndërrimit të viteve në sheshet e qytetit.
Zllatan Stipishiq Xhiboni argëtoi vizitorët e Budvës në natën e ndërrimit të viteve.
Pikërisht në mesnatë, qielli mbi Budvë u ndriçua nga fishekzjarre spektakolare që zgjatën për disa minuta.
Disa mijëra qytetarë para mureve të qytetit të vjetër në Budva para shfaqjes së Xhibonit shijuan koncertin e Ana Gjuriq – Konstrakte.
Ndërsa sot në Budvë do të përformojnë Sara Jo, Senidah dhe Dino Merlin.
Në sheshin kryesor të qytetit në qytetin e vjetër të Kotorrit, mijëra qytetarë e pritën Vitin e Ri me Zdravko Çoliqin.