Aktuale Më shumë

Natën e Vitit të Ri ka kaluar e qetë

Prej tvteuta13:57, 1 Janar 2023

Nata e Vitit të Ri në Mal të Zi ka kaluar në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur shqetësime të mëdha të rendit dhe qetësisë publike, e as nuk është rrezikuar siguria e qytetarëve, tha në konferencë për media shefi i Qendrës Operative të Komunikimit të Administratës Policore, Mlladen Markoviq. Ai gjithashtu thekson se praktikisht nuk ka pasur përdorim të armëve të zjarrit në natën e ndërrimit të viteve.

Krahasuar me vitet e kaluara, siç thekson Markoviq, në natën e Vitit të Ri nuk ka pasur vepra penale të dhunës në familje ndërsa ka pasur pesë kundërvajtje dhe një person është ndaluar.

Siç tregon ai, janë shënuar gjashtë shkelje në fushën e rendit dhe qetësisë publike.

Ai shton se numri i aksidenteve në komunikacion ka shënuar një rritje të lehtë, ku janë shënuar  23 të tilla, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar 13 persona.

  • 1

    Radio