Aktuale Më shumë

Kërcënime të reja për bomba në shkolla

Prej tvteuta19:02, 27 Dhjetor 2022

Kërcënime të reja për bombë kanë ardhur përsëri sot në adresë të shkollës së mesme “Vëllazërim – bashkimi” dhe asaj fillore “Mareshali Tito” në Ulqin.

Pas marrjes së njoftimit stafi dhe nxënësit janë evakuuar menjëherë, ndërsa grupi i mbrojtjes kundër sabotazhit nga Sektori i Policisë doli në terren për të kontrolluar të dyja shkollat ​​dhe për të konstatuar nëse kërcënimi ishte real. Kujtojmë se njoftim për bombë në shkollën e mesme erdhi edhe ditën e djeshme, por u vërtetua se ishte i rrejshëm.

Për rastet e sotme deri tani ende nuk ka njoftim nga Drejtoria e Policisë. Mediat e vendi njoftojnë se kërcënim ka ardhur edhe në adresë të Univerzitetit të Malit të Zi, për çka u evakkuan objektet e Rektoratit dhe fakulteteve teknike. Edhe në këtë rast policia po ndërmerr masat e paashikuara për raste të tilla.

  • 1

    Radio