Aktuale Më shumë

Policia: Njoftimi për bombë në shkollë ishte i rrejshëm

Prej tvteuta19:49, 26 Dhjetor 2022

Përsëri njoftim për bombë në shkolla, kësaj radhe në Ulqin. Kërcënimi sot erdhi në adresë të shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkimi”. Menjëherë pas marrjes së kërcinimit u njoftua Drejtoria e Policisë e cila mori masat e parashikura në raste të tilla, fillimisht duke evakuuar të gjithë personelin e më pas duke kryer kontrollet e duhura.

Nga policia u njoftua se gjatë kontrollit të ndërtesës nuk u gjet asgjë dhe se kërcënimi ishte i rrejshëm. Njoftimi për bombë në shkollën e Ulqinit është vazhdim i njoftimeve të mëparshme në disa shkolla në qytete të tjera të Malit të Zi, çka ka bërë që Ministria e Arsimit të urdhërojë kalimin në mësim online. Edhe në rastet e mëparshme u vërtetua se njoftimet ishin të rrejshme.

  • 1

    Radio