Aktuale Më shumë

Sunçica Bakiq emërohet drejtoreshë e Agjensionit për Media Elektronike

Prej tvteuta16:15, 19 Dhjetor 2022

Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike (SAEM) sot ka marrë vendim që postin e drejtoreshës së Agjensionit për Media Elektronike ta kryejë Sunçica Bakiq. Mandati i drejtoreshës  së emëruar është katër vjet, duke filluar nga data 19 dhjetor 2022.

Znj. Bakiq është e punësuar në Agjencinë për Media Elektronike që nga viti 2003, fillimisht si këshilltare financiare dhe që nga viti 2017 kryen funksionin e ndihmësdrejtorit dhe drejtuesit të Sektorit të Monitorimit të Agjencisë.

SAEM zhvilloi intervista me tre aplikantë për konkursin publik, anëtarë të SAEM. Vendimi u muar pas diskutimeve dhe analizave të aplikimeve në konkursin publik, me referencë të veçantë për vizionet e zhvillimit të sektorit të shërbimeve mediatike audiovizive në Mal të Zi.

  • 1

    Radio