Aktuale Më shumë

Shpallet gjendje alarmi. Në fundjavë priten reshje të mëdha shiu, rrezik nga përmbytjet

Prej tvteuta14:24, 9 Dhjetor 2022

Resgjet e shiut jo rrallë shkaktojnë probleme të shumta në Ulqin, si në zonën urbane, ashtu edhe në ato periferike. Në raste të tilla, në ndihmë të qytetarëve dhe për të menjanuar pasojat eventuale, vijnë nga Shërbimi për Mbrojtje dhe Shpetim, të cilët në ditët e kaluara nuk kanë pasur shumë intervenime, por kjo mund të ndryshojë.

Enti Hidrometerologjik dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë shpallur gjendjen e alarmit, pasi nga e premtja në mbrëmje, priten reshje të mëdha të shiut në zonat jugore të vendit, të cilat do të zgjasin deri ditën e hënë. Përveç reshjeve, pritet edhe erë e fortë jugore, kurse tek qytetarët apelohet që të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe.

Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Abdullah Nimanbegu, thotë se janë në gatishmëri të plotë për problemet eventuale, ndërsa fokusi do të jetë në zonat që tradicionalisht goditen nga përmbytjet, si Lisna Bore, Freskanjeli apo Ada e Bunës.

Intervenimet kërkojnë si personel ashtu edhe mjete speciale. Nimanbegu thotë se për momentin janë në gjendje të intervenojnë vetëm nëse përmbytjet nuk zgjasin, në të kundërten do të hasnin në probleme. Ai thekson se në rast të përmbytjeve të mëdha do të nevojitej ndërhyrja e organeve kompetente shtetërore.

Sa i përket zonave urbane të qytetit, në këtë shërbim thonë se në ditët e kaluar nuk kanë pasur nevojë për intervenime, por nuk dihet se mund të shkojnë gjërat gjatë fundjavës. Zonat e ulta të qytetit, kryeisht lagjet Gjerana, pjesa e ulët e Kodrave dhe Plazhi i Madh mund të kenë probleme me vërshimet, prandaj edhe qytetarët duhet të jenë në gatishmëri të plotë.

  • 1

    Radio