Aktuale Më shumë

Fundjavë me shi. Paralajmërim për përmbytje të mundshme

Prej tvteuta09:46, 9 Dhjetor 2022

Meteorologu Branko Micev tha se gjatë fundjavës në Mal të Zi për shkak të reshjeve të mëdha që priten, janë të mundshme edhe përmbytjet. Nga mbrëmja e së dielës na pret mot i ftohtë që do të sjellë borë në zonat më të ulëta, ndërsa nga e enjtja temperaturat do të rriten sërish  përcjellur me reshje shiu dhe mot jostabil.

Micev tha se Mali i Zi është nën ndikimin e një cikloni që sjell reshje të dendura shiu dhe një erë të fortë jugore. Për këtë, siç shtoi ai, Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka lëshuar paralajmërim për përmbytje. “Zona e Malit të Zi është nën paralajmërim për përmbytje, na presin reshje të dendura afatshkurtra nga sot deri të dielën. Sidomos të shtunën. Gjatë kësaj periudhe, në disa vende do të ketë vërshime të ujit në zonat e ngushta urbane dhe rrugë.”, tha Micev për RTMZ.

  • 1

    Radio