Aktuale Më shumë

Në Tuz hapet fabrika “Montte chips”, së shpejti hapen edhe dy fabrika të reja

Prej tvteuta16:31, 8 Dhjetor 2022

Sot në Komunën e Tuzit u bë hapja e fabrikës së parë të çipsit në Mal të Zi e cila do të zgjërohet edhe me përpunimin e produkteve tjera nga patatet, siç është: flips, pomfrit, pire, etj.
Rijalda Perkoviq, drejtoresha e fabrikës tha se kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë, për të shtuar prodhimet bujqësore dhe për të zvogluar papunësinë në vend.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se kjo është një ditë e madhe për Malësinë e sidomos jemi të bindur se me strategjinë tonë do të ndalojmë ikjen e punëtorëve.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se më në fund kemi prodhim i cili do të gjendet në shumë rafte në rajon dhe nëse vazhdohet me këtë tempo të menaxhimit të Komunës, do të vimë në situatë kur do të kemi mungesë punëtorësh.
Të pranishmit i përshëndeti edhe njëri nga pronarët, Bedri Kasumi, i cili paralajmëroi që në vitin e ardhshëm do të dyfishojnë kapacitetin e prodhimit.
Deri në fund të vitit pritet që në Komunën e Tuzit të hapen edhe dy fabrika të reja për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

  • 1

    Radio