Aktuale Më shumë

Nënshkruhet kontrata. Së shpejti rregullimi i bulevardit “Teuta” dhe rrugës 28 Dhjetori

Prej tvteuta18:32, 30 Nëntor 2022

Komuna e Ulqinit dhe kompania e ndërtimit “Putevi Bar”, e cila ka pasur ofertën më të mrë në tenderin publik, kanë lidhur kontratën për rindërtimin e Bulevardit Teuta dhe Rrugës 28. Dhjetori. Vlera e kontratës së nënshkruar është 361,923,10€, ndërsa afati për përfundimin e punëve është 10 ditë nga dita e fillimit te punimeve.

Punimet do të kryhen gjatë muajit dhjetor. Në njoftimin për këtë temë, kryetari i Komunës Omer Bajraktari, ka thënë se me këtë përmbushin premtimet për rregullimin e infrastrukturës së qytetit, në dobi të gjithë qytetarëve. Duhet theksuar se bulevardi Teuta ka kohë që ka nevojë për asfaltim, ndërsa në të në të ardhmen do të ketë nevojë edhe për ndërhyrje të tjera, pasi përbën grykë të ngushtë për komunikacion gjatë verës. Ndërsa rruga 28 Dhjetori përbën fenomen në vete, pasi nuk është prekur që nga ndërtimi i saj para më shumë se 30 viteve.

  • 1

    Radio