Aktuale Më shumë

Shtesat për të sapolindurit në fillim të vitit

Prej tvteuta09:56, 28 Nëntor 2022

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Darko Stojanoviq, në programin e mëngjesit të TVMZ tha se në fillim të vitit duhet të fillojë pagesa e shtesave për të sapolindurit.

Ai theksoi se prindërit nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë sepse duhej ndryshuar ligji, të cilin qeveria e kaluar nuk e kishte përgatitur.

“Projekt-amandamenti i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është gati dhe shpejt do të shkojë në institucionet përkatëse që duhet ta miratojnë dhe më pas do të paguhen përfitimet për të sapolindurit”, tha ai.

Stojanoviq pret që në fillim të vitit ligji të shkojë në Qeveri dhe Kuvend dhe së shpejti të bëhet pagesa.

  • 1

    Radio