Aktuale Më shumë

30% paga më e lartë për ekspertët e IT për sigurinë e informacionit

Prej tvteuta12:58, 27 Nëntor 2022

Me iniciativë të Ministrisë së Administratës Publike, Qeveria e Malit të Zi në seancën e 30-të ka miratuar Vendim për rritjen e pagave të ekspertëve të IT-së për sigurinë e informacionit.

“Në përputhje me njoftimin tim dhe nevojat e Malit të Zi, ne po rrisim pagat e ekspertëve të IT-së për sigurinë e informacionit për 30%. Është një hap i rëndësishëm drejt një hapësire kibernetike të sigurt malazeze. Por kjo nuk është e gjitha. Do të inicojmë rritje pagash për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore, që punojnë në punë dixhitalizimi. Kjo nuk është as masë populiste dhe as parazgjedhore. Kjo është nevoja e Malit të Zi dhe standardi sot në botë”, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Dukaj theksoi se qytetarët, bizneset dhe turistët që vijnë në Mal të Zi, si dhe diaspora jonë do të kenë shërbime dixhitale cilësore dhe të sigurta, në mënyrë që hapësira jonë kibernetike të jetë e aksesueshme dhe e sigurt, duhet të mbajmë ekspertë shumë të kërkuar të IT-së dhe të punësojmë të rinj në administratën shtetërore.

“Ministria e Administratës Publike dëshiron që puna në çdo segment tjetër të administratës të vlerësohet shtesë dhe të paguhet edhe më mirë”, ka përfunduar Dukaj.

  • 1

    Radio