Politikë Më shumë

94% e shqiptarëve të Kosovës kundër “Zajednicës”

Prej tvteuta09:32, 31 Maj 2016

94 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto janë të gjeturat e Pulsit Publik të UNDP-së, për periudhën shtator 2015 – mars 2016, raporton KTV.

Ndërsa shumica e serbëve ose 69 për qind fuqishëm e përkrahin krijimin e AKS-së. Kjo është një nga çështjet që partitë opozitare e kanë kundërshtuar, bashkë me demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin 54 për qind e kosovarëve mendojnë se duhet të finalizohet. Megjithatë, vetëm 17 për qind e të anketuarve kanë përkrahur përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Sipas anketës, shumica ose 73 për qind e të anketuarve miratojnë protestat paqësore të organizuara nga opozita, për të sfiduar këto marrëveshje. Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme përkrahet nga 42 për qind e pjesëmarrësve në anketë.

  • 1

    Radio