Sociale Më shumë

77 fëmijë vijojnë mësimin në kopshtin “Dallëndyshja”

Prej tvteuta16:25, 22 Nëntor 2016

Kopshti i fëmijëve “Dallëndyshja” që gjindet në Anë të Malit është themeluar në vitin 1979 (pas termetit) nga një shoqatë humanitare holandeze. Funksionon në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Solidariteti” të Ulqinit dhe kjo paralele e ndarë ka rreth 77 fëmijë të regjistruar këtë vit shkollor. Punojnë me planë programin e paraparë, ku kanë të planifikuar aktivitete shkollore dhe jashtë shkollore, kështu shprehet njëra ndër edukatoret e këtij kopshti Fadile Avdiu.

Kushtet të cilat i ofron ky kopsht janë të mira. Punohet në tri paralele të ndara çdo ditë pune nga ora 8 deri në orën 13. Grupi I vogël I cili është risi për këtë vit numron gjithsejt 22 fëmijë prej moshes 3 deri në 4 vjeç, grupi i mesëm nga mosha 4 deri 5 vjet numron 25 fëmijë, kurse grupi i rritur ku janë fëmijët nga mosha 5 deri 6 vjeç ka 30 vëgëlush.

Kopshti “Dallëndyshja” këtë vit shkollor kanë pasur donacion shumë të rëndësishëm i cili i mundëson fëmijëve kushte më të mira për zhvillimin e mësimin.

  • 1

    Radio