Kulturë Më shumë

Me 7 nëntor “Festa e gështenjave – Ostros 2015”.

Prej tvteuta10:38, 30 Tetor 2015

Në Ostros më 7 nëntor është paralajmëruar se do të mbahet “Festa e gështenjave – Ostros 2015”.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe nëse kushtet klimatike janë të favorshme ditën e shtunë me 7 nëntor do të organizojmë “Festën e Gështenjave” i tha televizionit Teuta, anëtari I komisionit organizativ Beqir Berjashi.

“Të hënën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkësisë Vendore Ostros në të cilën u formua Këshilli Organizator për organizimin e manifestimit “Festa e Gështenjave” 2015 ,ku do të definohet data e mbajtjes së këtij manifestimi, duke i pasur bazë, të dhënat e shërbimit sinoptik, pasi që manifestimi bëhet në ambiente të hapura”-shprehet Berjashi.

Si zakonisht do të ketë program të pasur kulturo-artistik ku do të marrin pjesë një sere artistësh të njohur, derisa vizituesit do të kenë mundësinë që përveç gështenjave të provojnë dhe specialitete tjera nga Kraja.
Qëllimi I këtij manifestimi është të paraqes kulturën, historinë dhe potencialet turistike të kësaj zone.

  • 1

    Radio