Sociale

Sociale Më shumë

5 në pranga nga FBI për sulmin në New York,alarm dhe në New Jersey

Prej tvteuta19 September 2016

Autoritetet amerikane janë vendosur në alarm, pasi dyshohet se janë vendosur tre bomba artizanale në stacionin e trenit në Elizabeth, New Jersey.Policia ka rrethuar zonën, ndërsa pritet që të bëhet shpërthimi i kontrolluar.Ndërsa sipas medieve amerikane, FBI ka arrestuar 5 persona të dyshuar për sulmin në Manhatan, ku mbeten 29 të plagosur. Të dyshuarit janë arrestuar përgjatë autostradës Belt Parkway, ndërsa në makinën e tyre është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municionesh. Ndërsa ISIS mori përgjegjësinë për sulmin e mbrëmjes së të shtunës në Minnesota, ku një person i pajisur me thikë goditi 9 persona në një qendër tregtare, e më pas gjeti vdekjen pasi u qellua me armë zjarri nga një polic.Policia deklaroi se terroristi ishte i veshur me një uniformë të një kompanie private sigurie kur hyri në Crossroads Mall dhe  tha disa fraza fetare në arabisht, ndërsa i pyeti personat nëse ishin myslimanë përpara se t’i sulmonte.Agresori u qëllua dhe u vra nga një oficer policie, që nuk ishte në detyrë, por që ndodhej në vendngjarje.