5.000 dollarë për zjarrëfikësit
Prej tvteuta15:31, 2 Shtator 2016
Përfaqësuesit e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit përveç lëvdatave për luftën dhe sakrificën e treguar me zjarrin në Mal të Bardhë, fituan edhe ndihmën e parë.
Emigranti nga Krytha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qamil Çapriqi, dha donacion me vlerë pesë mijë dollar këtij institucioni. Ai do të përdoret për blerjen e kostumeve mbrojtëse për zjarrfikësit ose ndonjë pajisjeje tjetër e cila është e nevojshme për këtë Shërbim.