42% do të votonin për antarsim në NATO
Prej tvteuta25 February 2016

Sipas një ankete të agjensisë IPSOS, realizuar gjatë muajit shkurt, 48% e qytetarëve të Malit të Zi kanë mendim pozitiv për NATO-n kurse 47% mendim negativ. Sikur referendumi për antarsim në NATO të organizohej këtë javë, 76% do të delnin në votim , nga të cilët 42% do të votonin pro antarsimit kurse 38% e tyre do të votonin kundër. Një përqindje më e lartë e qytetarëve do të favorizonin antarsimin në NATO nëse ajo sjell rritje të gjendjes së përgjithshme ekonomike, gjegjësisht 44% e tyre, tregon anletimi i kësaj agjensie.