Aktuale Më shumë

4 të arrestuar për sulmin vdekjeprurës në Turqi

Prej tvteuta10:03, 8 Qershor 2016

Bëhet  e  ditur se janë arrestuar 4 persona në lidhje me sulmin vdekjeprurës ndaj autobusit që transportonte policë në qendër të Stambollit, më herët gjatë kësaj të marte, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 11 persona.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 8:40 me orën lokale në lagjen Beyazit të zonës më historike të Stambollit, Fatih. Si pasojë e tij humbën jetën 7 oficerë policie dhe 4 civilë, ndërsa 36 persona të tjerë mbetën të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë, bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.

Mediet lokale raportuan se shpërthimi ishte i telekomanduar dhe ndodhi pikërisht kur pranë automjetit-bombë kaloi autobusi me pasagjerë punonjës policie. Deri më tani, ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes.

  • 1

    Radio