4 raste të reja me koronavirus. Të gjithë nga Podgorica
Prej tvteuta16 April 2020

Në Mal të Zi nga testimet e sotme kanë rezultuar edhe 4 raste të reja me Covid 19, u tha sot në konferencën për media të Trupit Koordinues Nacional. Me rastet e rinj, të cilët janë nga Podgorica,numri total i të infektuarve ka shkuar në 294. Në pyetjen e drejtuar nga TV Teuta lidhur me origjinën e rasteve të reja në Ulqin, mjekja Sanja Medenica, tha se ato janë kontakte të rasteve të mëparshme.