Sociale Më shumë

37 vjet nga tërmeti më i fuqishëm i kohërave moderne në Mal të Zi

Prej tvteuta15 April 2016

Para 37 viteve Malin e Zi e goditi tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në kohërat moderne.

Me 15 prill të vitit 1979, në orën 7 e 15 minuta, tërmeti prej 7 shkallë Rihter shkaktoi 101 viktima dhe dëmtoi në mënyrë totale ose të pjesëshme rreth 60.000 objekte, kryesisht në pjesën bregdetare.

Edhe Ulqini pësoi dëme të mëdha , si në njerëz ashtu edhe në anën materiale. 8 vetë humbën jetën dhe u shkatërruan mjaft objekte , ndër to edhe hoteli i njohur Jadran, kurse dëmtime serioze pësoi edhe Kalaja. Në gjithë Malin e Zi pa strehim mbetën rreth 80.000 persona.