HAPET MANIFESTIMI “DITA E GESHTENJAVE”/REAGIME TE SHUMTA MBI ORGANIZIMIN
Prej tvteuta19 November 2016
Ne vitin e 10 jubilar edhe kete vit po mbahet manifestimi Dita e Geshtenjes,i organizuar dhe iniciuar nga komuna e Tivarit. Manifestimin e hapi kryetari i bashkesise lokale te Krajes Vehbi Dodiq,me pas fjalen e mbajti drejtoresha e Organizates turistike te Tivarit Neda Ivanoviq, si pjese e organizatorve te ketij manifestimi.Gjithashtu duke pershendetur e falenderuar te pranishmit e shumte qe kane ardhur ne Kraje ne kete dite te vecante, manifestimin e shpalli te hapur kryetari i komunes se Tivarit Zoran Srzentiq. Te perkujtojme se per organizimin e edicionit te sivjetem te ketij manifestimi, ka pasur reagime te shumta, duke e cilesuar si “promovim politik të individëve” dhe duke e refuzuar pjesemarrjen, kurse diaspora e Krajes ne Nju Jork ka vleresuar se me kete organizim te manifestimit po ç’vlersohet dhe po i përdhunohet vlera e gjuhës (shqipe) në të cilën flitet mbrenda kësaj treve (Krajës) autoktone shqiptare.