3189 persona me shkollim të lartë, fitojnë të drejtën e aftësimit profesional

Prej tvteuta16:17, 28 Nëntor 2016

Drejtoria për kuadro e Malit te Zi, sot ka publikuar listën e plotë të individëve të cilët do të kryejnë stazhin  e praktikës në institucionet publike dhe private.

Për programin e aftësimit profesional të personave që kanë kryer shkollën e lartë ,janë 9165 vende,nga të cilat 5432 në sektorin privat, ndërsa 3824 në sektorin publik.

Personat me shkollë të lartë,të cilët nuk kanë përvojë pune dhe gjenden në evidencën e Entit për punësim, kanë patur mundësi që të aplikojnë në këtë program,nga data 18 tetor deri më 18 nentor të vitit 2016.

Pas lidhjes elektronike në mes të kandidatëve dhe punëdhënësve ,gjithsejt 3189 persona kanë fituar të drejtën e aftesimit profesional ,kurse 238 persona nuk kanë fituar punedhënës.

  • 1

    Radio