300 raste të reja nga Covid 19 në Mal të Zi dhe 5 viktima. Pa raste në Ulqin

Prej tvteuta17:41, 7 Nëntor 2020

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 741 analiza për prezencën e virusti korona, prej të cilëve 300 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 5 persona të infektuar e kanë humbur jetën, njoftohet nga ISHP. Edhe sot numri më i madh i rasteve janë nga Podgorica, 120, në Nikshiq janë 88, kurse në Ulqin nuk ka pasur raste të reja. Gjatë këtyre 24 orëve raportohet për 250 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 6502, prej të cilëve 230 në komunën e Ulqinit. ISHP ka publikuar edhe tabelën më të re me rastet kumulative sipas komunave, në të cilën qytetin ynë ndodhet në grupin 3, ma 1193 raste për 100.000 banorë. Në grup të njëjtë por me situatë pak më të mirë janë Mojkovci dhe Budva, kurse në grupin me gjendjen më të rëndë ndodhen Podgorica, Zhabljaku dhe Cetina, e cila për momentin ka gjendjen më të rëndë në vend.

  • 1

    Radio