3 të vdekur nga gripi i derrit

Prej tvteuta20 April 2016

Edhe pse sezoni i sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes pothuajse ka kaluar, javën e fundit gripi i derrit ishte shkak i vdekjes së 3 personave në Mal të Zi. Që prej fillimit të dimrit nga ky lloj gripi në Mal të Zi kanë vdekur gjithsej 8 persona, njoftohet nga Instituti për shëndet publik. Sic kumtohet,tre viktimat e fundit nuk ishin të vaksinuara kundër gripit, dhe ishin të sëmurë kronik të cilët po trajtoheshin në Qendrën klinike të Podgoricës.