289 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19. 1 rast i ri në Ulqin

Prej tvteuta18:43, 24 Shtator 2020

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 794 analiza për Covid 19, nga të cilat 289 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj kohe 3 pacientë të infektuar kanë ndërruar jetë, njoftohet nga ISHP. Edhe sot, pjesa dërrmuese e rasteve të reja janë nga Podgorica, 89, 85 janë nga Nikshiqi, 35 nga Rozhaja,  nga 18 Berana dhe Plevlja,  13 nga Kotorri , 9 nga Budva, 7 nga Cetina, 5 nga Biello Polja, nga 4 kanë Tivari dhe Andrijevica, nga 2 Mojkovci dhe Tivati, kurse nga 1 rast Ulqini dhe Tuzi. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 189 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 3646, prej të cilëve 58 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio