Politikë Më shumë

25 – VJETË VEPRIMTARI

Prej tvteuta10:17, 9 Shtator 2015

Lidhja Demokratike në Mal të Zi sot kremton 25- vjetorin e themelimit.Sot mbushën plot 25 vjet, kur më 9 shtator 1990, pas përgatitjeve të bëra, u mblodhën në Tuz të Malësisë përfaqësuesit nga të gjitha trevat shqiptare, sot në Malin e Zi: nga Ulqini e Ana e Malit, nga Kraja – Tivari, Tuzi -Malësia, Plava e Gucia dhe Rozhaja dhe themeluan, subjektin e parë politik të shqiptarëve,Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.
Gjatë gjithë këtyre viteve, një çerekshekulli veprimtari, përkundër vështirësive e pengesave të shumta dhe të llojllojshme, me të cilat u përballëm: sulme, trillime, shpifje, kërcënime të natyrave të ndryshme, nga jashtë, herë-herë edhe nga përmbrenda, ia dolëm të qëndrojmë e të veprojmë,- thuhet ndër të tjera në deklaratën për opinion të kësaj partie.

  • 1

    Radio