Aktuale Më shumë

25 milion për luftën ndaj korrupsionit

Prej tvteuta15:56, 24 Nëntor 2016

Bashkimi Evropian nëpërmjet programit “Horizonta Facility” do të ndihmojë institucionet malazeze me 25 milion euro në luftën kundër korrupsionit dhe diskriminimit. Këtë e bëri të njohur shefi i delegacionit të BE-së në Mal të Zi Aivo Orav.

Ai tha se nëpërmes kësaj iniciative 3.1 milion do të ndahen për asistencë teknike në tre vitet e ardhshme me qëllim arritjen e standardeve europiane. Orav paralajmëroi se i gjithë sistemi duhet të japë rezultate më ët mira, sidomos në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit të organizuar.

  • 1

    Radio