Shpërthen kanalizimi në shtëpi private në Totosh
Prej tvteuta6 January 2016
Në shtëpinë e familjes së Asllan Gurzakoviq në lagjen Totosh ka shpërthyer kanalizimi brenda ambjenteve të shtëpisë, konkretisht në banjon e saj. Gurzakoviq për Televizionin Teuta tha se ai është drejtuar pranë Komunës së Ulqinit dhe pranë ndermarries komunale por përgjigja e tyre ishte se nuk kanë shofere dhe puntore që ti arrijnë në ndihmë. Ky absurditet nuk është hera e parë që ndodhë, shtoi Gurzakoviq, pasi shpërthimi i kanalizimit mbrenda ambjentit të shtepisë vjen si pasojë e mbylljes së kanaleve të qytetit.