24 viktima në 7 muaj. Gjendja është alarmante
Prej tvteuta09:47, 4 Tetor 2016
Në rrugët e Malit të Zi shtatë muajt e fundit, kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa vetëm në gusht dhe shtator janë vrarë 19 prej tyre. Këtë e bëri të ditur në konferencën e djeshme për shtyp Shefi i Departamentit për komunikacionin rrugor Dragan Klikovac, duke theksuar se situata në trafik është shqetësuese.
Klikovac gjithashtu tha se do të rritet numri i patrullave në rrugë me qëllim zvoglimin e aksidentëve. Ai u bëri thirrje të gjithë pjesmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe në këtë mënyrë të ruajn jetën e tyre dhe pjesmarrësve të tjerë. “Do të ndërmarrim masa intensive për të reduktuar numrin e aksidenteve në trafik duke rritur praninë e policisë, dhe nëse është e nevojshme do të vendosim edhe shërbime emergjente” njoftoi Klikovac.