AKSIDENT NË BULEVARDIN TEUTA, LËNDOHEN 3 PERSONA
Prej tvteuta19 November 2015
Sonte rreth orës 17.00 në Bulevardin Teuta ka ndodhur një aksident I rëndë automobilistik me c’rast janë lënduar tre persona, një prej tyre është I plagosur rënde, kurse dy kanë fituar lëndime më të lehta trupore dhe janë dërguar në spitalin e Tivarit. Deri te aksidenti ka ardhur nga përplasja e dy atomobilave me targa te Ulqinit. Njërin automobil e drejtonte personi me iniciale S.V. i shoqëruar nga M.K., kurse automobilin tjetër e drejtonte personi me iniciale A.G. Mësohet se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, kurse automobilat pesuan dëme të rënda materjale.