Forca: Deklaratë për media në lidhje me thirrjen e Gjekës për konsenzus
Prej tvteuta9 November 2015
Forca e Re Demokratike doli sot me një deklaratë për media në lidhje me thirrjen e kryetarit Gjeka për mbështetjen Planit të Sanimit. Në deklaratë thuhet: “Dje Kryetari Fatmir Gjeka, nëpërmjet mediave u dërgoi thirrje partnerëve të koalicionit për konsensus, në lidhje me Planin e Sanimit të Komunës së Ulqinit në kreditimin me vlerë prej 5.5 milion euro. Kjo thirrje nëpërmjet mediave, pa kyçjen e Forcës në procesin e përgaditjes dhe prurjes së vendimit për planin Planin e Sanimit, është pjesë e lojës së tij politike me të cilën mundohet që përgjegjësinë për gabimet e mundshme tia kalojë Forcës së Re Demokratike. Me këtë ai vazhdon qëndrimin e tij arbitrar ndaj marrëveshjes dhe partnerëve të koalicionit, sidomos ndaj Forcës, e cila ishte faktori kryesor i cili i mundësoi arrdhjen në postin e kryetarit të komunës së Ulqinit. Kjo në fakt është vazhdim i qëndrimit të tij të papërgjegjshëm ndaj Forcës, njëjtë siç ishte i papërgjegjshëm edhe qëndrini i tij ndaj rastit të ashensorit në Kala. Tani edhe ne nëpërmjet mediave e pyesim z.Gjeka: Për çka bëhet fjalë? Nëse parashikon që zbatimi i Planit të Sanimit të fillojë gjatë vitit 2015, atëherë njëkohësisht Kuvendit Komunal duhet ti dorëzojë për miratim edhe Rebalancin e buxhetit për këtë vit, çka ai nuk e ka në plan ta bëjë. Ne deri tani nuk kemi marrë as propozimin për Rebalancin e buxhetit, dhe çka është më e çuditëshme, as Planin e Sanimit për të cilin ai kërkon konsenzus.nëpërmjet mediave. Se për cka bëhet fjalë, me siguri që Gjeka do të na e bëjë të qartë si neve, partnerëve të koalicionit, ashtu edhe mediave nga të cilët kërkon mbështetje.”