Politikë Më shumë

UDSH REAGON NDAJ SULMIT NË AMBASADËN SHQIPTARE

Prej tvteuta22:10, 25 Tetor 2015

Me rastin e sulmit të Ambasadës së Republikës së Shqipërise nga një grup protestuesish në Podgoricë, ka reaguar UDSH-ja. Tekstin integral mund ta lexoni në vazhdim:

“Thellësisht nuk pajtohemi me këtë mënyrë të tregimit të pakënaqësisë. Ne jemi të vetëdijshëm që dikujt i pengon ekzistenca e kësaj Ambasadë në Podgoricë (nuk është e tepërt të përmendim se Shqipëria është një nga shtetet e para të cilët kanë pranuar shtetin e Malit të Zi) dhe këtu asgjë nuk është kontestuese, por na brengos kur dikush me këmbëngulje, për çdo gjë dëshiron ti fajësojë Shqiptarët”, thanë nga kjo parti.

Siç theksuan, ngjarja e mbrëmshme arsyeton dhe jep përgjigjen në faktin pse ndër protestuesit nuk kishte Shqiptarë (përveç disa individëve që në mënyrë deklarative përkrahën protestin).

UDSH, sipas fjalëve të tyre, nuk është e kënaqur me statusin momental të Shqiptarëve në Mal të Zi, por, siç shtohet nga kjo parti, kategorikisht janë kundër kthimit në fillim vitet nëntëdhjetë, të vetëdijshëm për të keqën të cilën kjo periudhë i solli popujve në regjion, sidomos pakicave nacionale.

“UDSH do të vazhdojë të ndjek politikën e veprimtarisë konstruktive, nga pozita e pozitës ose opozitës, në pajtim me politikat e integrimeve euro-atlantike. Sulmi me gur i ambasadave të caktuara nuk çon në Europë dhe aq më pak zgjidh problemet socio-ekonomike të qytetarëve të Malit të Zi”.

  • 1

    Radio