Sociale Më shumë

22 Haxhi nisen për në Meke

Prej tvteuta11:27, 15 Shtator 2015

Sot në mëngjes, në ora shtatë, 22 haxhi nga Ulqini jane nisur në pelegrinazh në Mekë dhe Medine, njoftohet për televizionin Teuta nga Bashkësia Islame. Nga i gjithë Mali i Zi janë mbi 80 haxhi të cilët do i bashkohen pelegrinazhit. Ato fillimisht me autobus do të udhëtojnë deri tek Medreseja “Mehmet Fatih” në Tuz ku do të bëhet duaja për të gjithë haxhitë nga Mali i Zi, e pastaj në Tiranë me avion do të nisen drejt Xhedasë, në Arabinë Saudite. Kthimi i tyre në vend është i planifikuar për datën 2 ose 3 tetor. E ndërsa të martën fillon muaji muslimanë zul-hixhxhe, dhjetë ditët e para të të cilit, sipas Kur’anit, janë të bekuara.

  • 1

    Radio